Telegrafi

Linda Halimi e quan veten “vajzë për shtëpi” në pozat e fundit provokuese

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive.

Së fundmi, bukuroshja e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Teksa ka marrë poza provokuese në shtëpinë e saj, Linda e ka cilësuar veten si një vajzë shtëpie në mbishkrimin e fotografisë.

“Çikë për shtëpi”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja e njohur i ka vënë një prej fotografive provokuese të fundit në Instagram.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Linda përndryshe bëri ndryshimin drastik në trupin e saj shumë vite më parë, ku arriti të humbasë dhjetëra kilogramë nga trupi i saj dhe tani ka një trup fin.

Ajo gjithashtu për një kohë të gjatë ka punuar edhe si trajnerë e fitnesit në ShBA, teksa ka udhëhequr edhe një qendër të dobësimit gjatë kohës sa ishte në Kosovë. /Telegrafi/