Site icon Telegrafi

Linda Halimi me deklarata të forta në BBVK: Shqipja ka pëlqim ndaj meje, ma ka thënë në dush

Linda Halimi (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Këngëtarja Linda Halimi ka paralajmëruar banorët e Big Brother VIP Kosova disa herë që ka një “bombë” për Shqipen që do ta plaste kur t’i vinte momenti.

Dhe mesa duket ky moment erdhi, pasi gjatë paditës të së mërkurës, këngëtarja nga Vitia ka “plasur” vërtet një “bombë” që ka shokuar banorët.

Më saktësisht, ajo pati akuza ndaj banores tjetër të shtëpisë, Shqipes, duke thënë se ajo ka pëlqim për të dhe se këtë ia ka shprehur gjatë kohës që dy vajzat ishin bashkë në dush.

Lexo po ashtu "Mos e kanë dhënë Mitrovicën e Veriut", Lumbardhi dhe çifti të shqetësuar pasi nuk e kuptojnë çfarë nënkupton RMV në shishe

“Mos na çaj kokën me ato muhabet. Unë paskam pëlqim për ty e ta paskam thënë në dush. Mos fol kotësira”, ishte reagimi i Shqipes me të dëgjuar deklaratën e Lindës.

Nuk dihet se sa mund të jetë e vërtetë kjo, pasi bie në kundërshtim me parimet e Shqipes e cila ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se ka kryer ritet fetare edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Lexo po ashtu Vesa publikon mesazhet ofenduese dhe paralajmërimet që po merr nga familjarët e Santianës, gjersa i quan ata "budallenj"

Linda madje nuk u ndal, duke akuzuar Shqipen se këto fjalë ia ka thënë pa mikrofon dhe se tutje i ka thënë se “jeton në Shqipëri dhe e sheh të pamundur lidhjen me një vajzë, pasi po të jetonte në Amerikë, do të kishte bërë të kundërtën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version