Site icon Telegrafi

Linda Halimi: Burri im e di që i pëlqej femrat, kam pasur një të dashur bukuroshe nga Prishtina

Linda Halimi (Foto: Big Brother VIP/YouTube)

Mbrëmë (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar darka e të nominuarve.

Pesë banorët e nominuar të javës kanë diskutuar me njëri-tjetrin mbi zhvillimet javore, dhe i janë përgjigju pyetjeve që publiku iu ka bvërë.

“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi.

Lexo po ashtu "Unë shkoj te familja për Bajram, ti s'ke ku shkon", Linda Halimi shpërthen në lot pas ofendimeve të Gani Gërmisë

“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja nga Vitia.

Kjo pyetje vjen si pasojë e spektaklit të para një jave, ku ajo ishte ngacmuar Santiana se nëse i pëlqenin femrat, dhe Linda e pranoi publikisht se para se të martohej ka qenë në lidhje edhe me persona të gjinisë së njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version