Linda Hakaj ka folur si rrallë herë për jetën e saj private.
Këngëtarja e njohur ishte e ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ku promovoi projektin e saj të ri muzikor “I pa harruar”.
Ndër tjerash, ajo ka treguar se është e martuar qe nëntë vite dhe ka një djalë të moshës dy vjet e gjysmë.
Këngëtarja, po ashtu, ka treguar se bashkëshorti, nëna dhe dy vjehrrit, i ndihmojnë shumë për t’u përkujdesur për djalin kur ajo ka angazhime në muzikë.
Linda shpalosi edhe një detaj interesant të jetës së saj në lidhje me martesën.
Tregoi se u martua pa dasmë, për të vetmen arsye se gjatë muajve korrik e gusht të atij viti që kishin planifikuar të martohen, të gjitha datat i kishte të zëna me dasmat ku ajo duhej të këndonte.