Linda Halimi po vazhdon të ketë përplasje të ashpra me konkurrentin Gani Gërminë.
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova në një bisedë me banorët e tjerë si dhe Ganiun, ka listuar arsyet se pse ky i fundit duhet të jetë akoma në këtë format televiziv.
Këngëtarja ka thënë se qëndrimi në shtëpi i humoristit është i domosdoshëm dhe ka të mirat e veta.
“Ti në fakt duhesh me ndejt në Big Brother VIP Kosova, për me e pa i gjithë populli se çfarë shembulli nuk duhet me qenë”, i është drejtuar artistja nga Vitia.
Debatet e tyre kanë nisur që moti dhe shpesh kanë kaluar edhe në ofendime.
Ganiu në fakt ka pasur përplasje edhe me konkurrentë të tjerë, të cilëve i është drejtuar me fjalë më të rënda.
Sidoqoftë, ai e ka theksuar disa herë se këtu është për lojë dhe se do të zihet me të gjithë. /Telegrafi/