Telegrafi

Lind Islami u bë shkas që babai i tij të heqë dorë nga muzika

Këngëtari i njohur pejan, Bedri Islami, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” të Top Channel.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij, duke treguar ndër të tjerash edhe arsyen pse ai u tërhoq nga muzika, duke vendosur të mos jetë më aktiv në këtë fushë.

Islami u shpreh se një nga arsyet e tërheqjes prej muzikës ishte edhe djali i tij, Lindi, i cili u bë i njohur falë spektaklit të talenteve “The Voice of Albania”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Që me ngjitjen e tij drejt suksesit, Bedriu vendosi që t’ia lërë më pas vendin djalit të tij.

Ndërkohë, këngëtari nga Peja pati edhe një situatë të vështirë kur u vu përball pyetjes se cili këngëtar është sipas tij më i mirë: djali, Lindi apo nusja, Venera?

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në finale n e “The Voice”, i kam thënë: “Lind mos u dëshpëro, do kesh një karrierë të gjatë përpara, por kjo do t’a zërë vendin e parë”. Venerën e konsideroj si vocal shumë të mirë, një ndër vokalet më të mira”, ka thënë Bedri Islami. /Telegrafi/