Telegrafi

Lind Islami dhe Venera Lumani publikojnë fotografitë e dasmës

Foto: Lind Islami/Instagram

Çifti i njohur i këngëtarëve, Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ata kanë organizuar një ceremoni me shumë të ftuar në Gjirin e Lalëzit, ku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në dy të qindra familjarëve e miqve të tyre.

Një ditë pas dasmës, Lindi dhe Venera kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi nga ahengu.

Foto: Lind Islami/Instagram

Ata mund të shihen shumë elegant në dukjen si nuse e dhëndër, me Venerën e cila shkëlqente në vellon e bardhë të nusërisë.

“Përgjithmonë Venera dhe Lind, 07.10.2023”, shkroi këngëtari nga Peja në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Lind Islami/Instagram

Çifti përndryshe janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 2012, në prapaskenat e “The Voice of Albania 2”, ku Venera u shpall fituese e atij edicioni. /Telegrafi/

Foto: Lind Islami/Instagram

 

Foto: Lind Islami/Instagram

 

Foto: Lind Islami/Instagram