Telegrafi

Lind foshnjën në rrugë, kalimtarët e rastit shokohen kur shohin se si fëmijës i përplaset koka në trotuar (Foto, +18)

Lindjet natyrale të foshnjave në rrugët e qyteteve kineze, kanë filluar të bëhen të shpeshta dhe krejtësisht normale.

Së fundmi janë publikuar në internet imazhe që janë bërë virale, në të cilën shfaqet një grua shtatzënë e cila zhvesh pantallonat dhe pas disa sekondave foshnja bie me kokë në trotuar, transmeton Telegrafi.

Imazhet janë pranë një marketi në provincën Jiangxi, ku një grua e moshuar këshillon gruan shtatzënën të cilës befasisht i shpërthejnë ujërat. Ajo e këshillonte që të zhvesh pantallonat.

Disa sekonda më vonë foshnja bie në tok dhe fillon të qajë, derisa kalimtarët e rastit shikonin të shokuar dhe nuk mund t’ju besonin syve çfarë po shihnin.

Kjo nuk është hera e parë që gjatë këtij muaji ngjarje të ngjashme kanë ndodhur në Kinë, javë më parë një grua ka lindur në mënyrë natyrale foshnjën në qendër të qytetit, dhe më pas ka vazhduar rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/