Site icon Telegrafi

Linçimi dhe rrjetet sociale, kërkohet ndryshimi i gjuhës së komunikimit në media

Gjuha e urrejtjes ndodhet kudo nëpër faqe të internetit, duke filluar nga konfliktet në mes të grupeve të ndryshme e deri tek etiketimi i një grupi të caktuar të njerëzve me fjalë të llojeve të ndryshme fyese. 

Faktori kryesor një sipas të gjitha analizave që janë bërë, shpesh ngatërrohet të shprehurit e lirë dhe të shprehurit me anë të urrejtjes.

Grupi i Facebook-ut “meKryeministrin” i cili numëron më shumë se 300 mijë anëtarë është pezulluar me 29 nëntor të këtij viti.

Njëri nga themeluesit e këtij grupi, Fitim Pacolli thotë në “Debat Plus” se pezullimi i grupit lidhet me mbështetjen që ky grup i kishte dhënë deputetëve të Vetëvendosjes dhe “Grupit të Kumanovës” të cilin deputetë të PDK-së e kishin quajtur “grup terroristë”.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se në emër të lirisë së shprehjes nuk bënë të sulmohet e linçohet dikush, vetëm pse ata politikisht nuk mendojnë njëjtë.

“Varet edhe prej administratorëve të grupeve se kujt ja lejojnë ndonjë linçim apo kujt nuk i lejojnë”.

Ilir Mirena thotë se rrjetet sociale e kanë diskutuar shumë sferën e debatit publik.

“Edhe në botë ky është një problem i madh. Unë jam në favor që rrjetet sociale u kanë shkaktuar mediave. Kjo është një mundësi për secilin që dëshiron të shprehur. Por me sofistikimin e Facebook, Tëitter kanë filluar edhe të ndryshojnë rregullat. Kemi rastin e Donald Trump kur prej kohësh i janë mbyllur të gjitha rrjetet sociale”.

Eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku thotë se LVV ka pasur prezencë online shumë kohë më parë.

Ai thotë se prezenca e LVV-së për një kohë të gjatë në rrjete sociale sot i jep frytet e saja.

Bujar Dugolli thotë se në Kosovë jo vetëm grupet në Facebook por edhe mediat bëjnë gjuhë linçuese.

Ai thotë se gjuha e komunikimit duhet të ndryshojë në Kosovë.

Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se grupet në Facebook më së miri i shërbejnë kryeministrit Kurti për të shpërdorë propagandë politike.

“Kurti kur tha se Kosova ka rritje enorme ekonomike, nëse vjen në studio ai do të përballet me gazetarë serioz, por në grupe të caktuara në Facebook ai e hedh si lajm dhe propaganda shpërndahet”, deklaroi Hyseni./Telegrafi/

Exit mobile version