Telegrafi

“Limuzina e mallkuar”: Katër motrat amerikane u nisën të festojnë ditëlindjen, 20 minuta më vonë mbetën të vdekura së bashku me bashkëshortët (Video)

Katër motra të moshës nga 30 deri në 35-vjeç si dhe bashkëshortët e tyre, janë në mesin e 20 viktimave që kanë humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm të trafikut, kur limuzina me të cilën po udhëtonin në një lokal për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre humbi kontrollin në udhëkryq dhe shtypi këmbësorët.

Motrat Abigail Jackson (që festonte atë ditë 30-vjetorin e lindjes), Mary Dyson, Alison King dhe Emmy Stenberg si dhe bashkëshortët e tyre Adam Jackson, Robert Dyson dhe Axel Stinberg, kanë humbur jetën të shtunën rreth orës 14 në SHBA, transmeton Telegrafi.

Përveç tyre, kanë humbur jetën edhe shoferi i limuzinës Scott Lisinchy, çifti i sapo martuar Erin dhe Shane McGagen, i afërmi i Erin, Patrick Cushing si dhe Rich Stinberg, vëllai i Axel. Ky aksident i tmerrshëm konsiderohet më vdekjeprurësi në SHBA që nga viti 2009, kur në një aksident ajror humbën jetën 50 persona brenda një aeroplani.

Familjarët e viktimave kanë pranuar se motrat dhe bashkëshortët e tyre nuk kishin planifikuar të marrin me qira limuzinën, por pasi që ishte prishur minibusi me të cilin kishin dashur të shkojnë kishin vendosur ta marrin limuzinën.

Me të mbërritur limuzina që e kishin marrë me qira, Erin Mcgaven i kishte dërguar një mesazh motrës ku i kishte treguar se vetura është në “gjendje të tmerrshme”. 20 minuta më vonë, të gjithë pasagjerët brenda limuzinës kanë përfunduar të vdekur. /Telegrafi/