Site icon Telegrafi

Limaj uron ditën e Çlirimit

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj në orët e pasdites ka uruar për Ditën e Clirimit. Duke uruar nëpërmes rrjetit social Facebook, Limaj ka kujtuar dëshmorët e kombit, si dhe ka shprehur mirënjohje për trupat e NATO-s.

Limaj është politikani i parë që uron ditën e Çlirimit.

Postimi i Limajt në Facebook:

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar!

Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.

Exit mobile version