Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka rrëfyer për herë të parë takimin e tij me liderin e serbëve, Sllobodan Millosheviq, derisa ishte në Hagë.
Ai tha se takimi kishte ndodhur në lift, derisa Millosheviqit i kishte thënë që të mos e përshëndeste.
“Ishim në lift bashkë, veç na dy. Po i them: ne vërtetë po mundohemi me qenë korrektë me njerëz këtu… por me ty s’muj me komuniku unë dhe mos më përshëndet kurrë. Me shikoi e tha: Pse? Nuk muj me komuniku me ty, sikurse muj me komuniku me këta serbët e tjerë, se ata janë viktima tuat, e ti je kreator i krejt asaj çka ka ndodh në ish-Jugosllavi”, tha Limaj në emisionin ‘N’kosovë Show’ në First Channel.