Site icon Telegrafi

Limaj thotë se deri në fund të muajit nëntor Kosova do ta ketë ushtrinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë këtë vit.

Në një takim me strukturat e partisë së tij në Prizren, ai tha se është në dorën e Kosovës kalimi i ligjeve për FSK-në.

“Është në dorën tonë kalimi i ligjeve për FSK-në, Kosova do ta ketë ushtrinë deri në fund të muajit tjetër sipas procedurave parlamentare”, tha ai.

Limaj tha se territori dhe pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe se Kosova nuk do të pranojë asnjëherë ‘Republika Sprska.’

Sipas tij, të gjitha partitë një ditë do të ulën dhe të bisedojnë për çështjen me Serbinë.

“Janë tri gjëra që i presim, liberalizimin e vizave, formimi i ushtrisë dhe anëtarësimi në Interpol”, tha ai.

Exit mobile version