Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka shprehur shqetësim dhe indinjatë për sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës.
Limaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë kryerësit e këtij akti.
Postimi i Limajt:
“I shqetësuar nga sulmi fizik që i është bërë znj. Arbana Xharra. Të sulmosh fizikisht dikënd, të sulmosh një grua, është veprimi më i ulët që ndodh në shoqërinë tonë.
Kërkoj nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë sulmuesit, në mënyrë që të ndalen aktet e tilla që cenojnë lirinë e tjetrit, dhe përgjegjësit të marrin dënimet e merituara.
Arbanes i uroj shërim të shpejtë! F. L”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/