Telegrafi

Limaj: Rasti i abuzimit të vajzës së mitur të ndriçohet në tërësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas dhënies së lajmit për abuzimit të dyfishtë të vajzës së mitur nga Drenasi.

Limaj ka thënë se është shqetësuese fakti se si një vajzë e mitur u abuzua seksualisht nga një mësues, i cili duhej ta edukonte dhe një polici, i cili është i thirrur të ofrojë siguri për qytetarët e vendit.

Ai ka ftuar institucionet përkatëse të ndriçojnë në tërësi këtë rast dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar. /Telegrafi/