Kryetari i Nismës Socialdemokratë, njëherësh zv-kryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar punonjësit e sektorit publik për miratimin e Projektligjit për pagat në sektorin publik.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se miratimi i këtij Projektligji, është lajm i madh për qytetarët e vendit.
“Projektligji parasheh paga të dinjitetshme për të gjithë punonjësit e sektorit publik”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Limaj.
Angazhimi i kësaj qeverie, sipas Limajt, që nga dita e parë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve të vendit.
“Sapo u votua Projektligji për pagat në sektorin publik. Miratimi i këtij Projektligji është lajm i madh për qytetarët e vendit.
Miratimi i këtij projektligji do të sjellë më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit. Projektligji parasheh paga të dinjitetshme për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Angazhimi i kësaj qeverie që nga dita e parë ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve të vendit.
Qeveria e Kosovës do të jetë partner i prodhuesve vendorë dhe do të punojë që t’i heqë të gjitha pengesat së bashku, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik dhe të rriten pagat edhe në sektorin privat. Ky do të jetë orientimi ynë. Kujdesi ynë i parë është qytetari i Republikës së Kosovës”, shkruan Limaj.