Site icon Telegrafi

Limaj porosit Vetëvendosjen: Populli t’i dha 29 deputetë, mbaji!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar të kritikojë Lëvizjen Vetëvendosjen pse po do, sipas tij, t’ia marrë tri mandate në Kuvend, duke përkrahur, siç ka thënë ai, votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia.

“Ne protesta nuk bëjmë dhe nuk i kallim institucionet. S’është mirë me pasë qeveri që në shumicën e vetë parlamentare ka mandate të grabitura. Nuk ia ka dhënë populli. Kujt je tu i marrë ti mandate? Gëzoji ato. Kaq’’, ka thënë Limaj sonte në RTK.

‘’S’mundesh me i marrë deputetët që m’i ka dhënë populli mua. Populli ty t’i ka dhënë 29. Mbaji tuajat. Kqyri punët e tua. Ke dalë partia e parë, urime. Çka ti sot kur synon me këso veprime e kontrabandë. Çfarë sigurie jep për të ardhmen’’, ka thënë Limaj për VV-në.

Limaj tutje ka thënë se Vetëvendosje brenda pak ditësh ndryshoi deklaratat rreth votave të ardhura serbe, vetëm për të marrë tri mandate më shumë nga partia e tij.

‘’Janë tri komunikata të partisë të cilët kërkojnë refuzimin. Sot thojnë ndryshe.  Cilën me marrë si të mirëqenë ne. Me e akuzu një panel që po bën pazar, a para një jave ke pasë një qëndrim indentik me atë që e ka marrë vendimin PZAP. Ne jemi t’u fol me ligj. I dëgjuam duke thënë që janë të paligjshme.  Cilës deklaratë me  i besu, cila është e vërteta’’, ka pyetur Limaj.

Tutje Limaj e ka quajtur hipokrite Vetëvendosjen, duke pyetur se si mund t’i besohet një Qeverie të tillë që do të marrë mandate me vota të jashtëligjshme.

‘’Nuk duhet me ataku shtetin kështu,  e me thënë ke bë pazare. Mundesh me pasë mendim të gabuar, s’je profesionist. Nuk bën një anëtar i KQZ për një javë me e ndërru mendimin. Vendimi i njëjtë me fjalët e tua që i ke thënë para tri dite. Nuk bën. Cka ke ba sot? Pse me ataku një instituion të pavarur. Se e ke pa që përmes votave të kontrabanduara po i fiton tre deputetë. Nuk është korrekte një parti që po do ta drejtojë shtetin, me thënë pazar, për dicka që dje ke thënë është ligjore. Sot veprimi i tyre  tregon hipokrizi dhe heqje të maskave’’

“Si po mendoni me  i pasë tre deputetë më tepër me vota të parregullta? Çka po të duhen ata. Si i pranon një parti. Çfarë mesazhi po më con ti që po do të vish në Qeveri. Që mbron vota të paligjshme’’, tha ai.

Exit mobile version