Telegrafi

Limaj pas takimit me Hotin: Dialogu duhet të ketë emër

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit të thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ky takim është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Forumi i Liderëve të partive parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë.
Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare.
Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë.
Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi.
Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje.
Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë.
/Telegrafi/