Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Limaj ka thënë se lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës ka qenë projekti më sublim i popullit shqiptar në përpjekjet e tij për liri dhe çlirim.
“Drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë.
Jam i bindur që bashkëluftëtarët e mi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi, do të dalin faqebardhë nga ky proces.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë që drejtësia të vihet në vend.”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/