Site icon Telegrafi

Limaj: Malisheva nuk do ta harrojë trajtimin e deritanishëm nga Kurti

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj e konsideron tepër të vonuar vizitën e Albin Kurtit në Malishevë.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Kurti.

“Qytetarët e Malishevës dhe të Kosovës do ta kalojnë këtë situatë. Por qytetarët e Malishevës nuk harrojnë. E di që ata nuk do ta harrojnë sjelljen dhe trajtimin e deritanishëm që u ka bërë Kurti. Pas një muaj ende nuk ka shkuar Kryeministri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krytari i NISMA-s thotë se është neglizhencë nëse nuk u jepet prioritet komunave në bazë të shkallës se prekshmërisë nga sëmundja.

Limaj thotë se nuk është e njëjtë që vatra e krizës të vizitohet nga ministri apo kryeministri.

“Kur shkon kryeministri në vatrën e krizës si në të gjithë vendet e botës situata merret shumë më seriozisht. Te ne deri vonë nuk është marrë seriozisht situata”.

Lexo po ashtu Fatmir Limaj njofton se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga coronavirusi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se do të ishte e pranueshme nëse Kurti do të kishte thënë se ka vendosur të mos bëjë vizita nëpër komuna e jo të bëjë vizita pas një muaji./Telegrafi/

Exit mobile version