Telegrafi

Limaj: Lum ata djem dhe vajza që do ta veshin uniformën e ushtrisë

Në takimin përmbyllës të aktiviteteve të partisë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj uroi themelimin e ushtrisë së Kosovës, që tha se do të bëhet nesër në Parlament.

Në Prishtinë, Limaj sonte tha se komandanti i parë i kësaj ushtrie ka qenë Adem Jashari. “Lum për ata djem dhe vajza që do të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës” tha ai.

“Nesër është përvjetori i rënies që është zemra e kësaj ushtrie të re, është fjala për komandant Mujë Krasniqin”, shtoi Limaj.

Ai tha se kombi shqiptar ka ecë me shumë goditje e ngritje.

Limaj tha se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për të rinjtë dhe energji të reja. Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim të energjive, për ta çuar vendin edhe një hap tutje. /KP/