Site icon Telegrafi

Limaj: Kujdes çka flasim, interesat tona strategjike nuk mund t’i ndryshojë asnjë qeveri

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për shkak të mos pajtimeve rreth çështjeve të rëndësishme shtetërore.

“Sot kemi një qeverisje e cila dëshiron dhe ka gojën plot për t’u thirr në emër të kompetencave kushtetuese dhe nuk është e gatshme të marrë vendime”, tha ai në Kuvend.

Limaj tha se nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me Afganistanin sa u përket trupave amerikane në këto vende.

“Ushtari amerikan në Kosovë është në shtëpinë e vet, ky është interesi ynë strategjik. Kujdes çka po flasim, jeni zyrtarë shtetërorë. Interesat tona strategjike nuk mund t’i ndryshojë asnjë qeveri”, tha ai.

Këto deklarata të Limajt iu referuan një deklaratë të këshilltarit Hoxha, i cili tha sot se ata që po ngusin Qeverinë për taksën nuk po e kuptojnë se ajo është vetëm bishti i dardhës.

“Ata që na ngusin për taksën, nuk po kuptojnë se taksa është vetëm bishti i dardhës që duhet me gëlltitë e me na mbet në fyt. Asnjëri prej nesh nuk është i dashuruar pas një takse. Ne jemi ithtarë të reciprocitetit dhe të dinjitetit të shtetit”, kishte thënë sot Hoxha.

Exit mobile version