Site icon Telegrafi

Limaj: Nuk i keni votat, kjo është e vërteta

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka dalë në foltore pasi kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës pikën për demarkacionin.

Limaj tha se sipas rregullores propozuesi i ligjit mund ta tërheq ligjin, por në këtë rast tërheqja e kësaj pike është e paarsyetuar.

“Pse po tërhiqet sot ky ligj i cili për me tepër se një vit është në pritje. Arsyetimi se një grup parlamentar nuk është prezent dhe po na kushtëzon, është i paqëndrueshëm, sepse Parlamenti nuk mund të kushtëzohet nga një grup parlamentar. Ka kuorum për të proceduar dhe grupi i deputeteve është i mjaftueshëm”, ka thënë Limaj.

Nuk mund të tërhiqet ligji vetëm se ‘Lista Srpska’ nuk është këtu, ka thënë Limaj, duke vlerësuar se tërheqja e këtij ligji vjen për arsye se qeverisja e Mustafës nuk i ka numrat.

“Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin në variantin e plotë. Jo për shkak të listës serbe po për shkak të votave që si keni. Ne kemi nevojë dhe kohë për tu bindur dhe për t’i hequr dilemat. I nderuar kryeministër, kisha kërkua nga ju me qenë me i qartë në arsyetimin  tërheqjes së këtij projektligji, për të cilin keni thënë nuk i keni votat.  Hajdeni ta votojmë. Lista Serbe po thotë nuk na i keni përmbush disa premtime dhe atëherë vijmë në parlament”, tha Limaj.

Exit mobile version