Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Limaj në fjalimin e tij në Kuvend ka pohuar se sot deputetët do të duhej të bisedonin për gjendjen e krijuar në kohën e pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Me një vendim arbitrar ka suspendu kompentencat e Kuvendi të Kosovës, një institucion që nuk ka më legjitimitetin e Kuvendit të Kosovës. Ne do të duhej sot si Kuvend të dalim me disa rekomandime. A jemi ne Kuvendi i Kosovës, a duhet të mbrojmë rendin ligjor dhe kushtetues të këtij vendi? Këto janë tema që do të duhej të diskutonim sot, është mirë ne si Kuvend të japim një përgjigje qytetarëve lidhur me situatën”, deklaroi Limaj.
Kurse sa i përket mocionit të propozuar nga PDK, që të përfshihen dy projektligje në seancën e sotme, ai tha se është mirë që shefat e grupeve parlamentare të kenë një qëndrim.
“Unë kërkoj pauzë që shefat e grupeve parlamentare të diskutojnë sepse këtu ka probleme procedurale dhe të dalin më një qëndrim”, theksoi ai./Telegrafi/