Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale, e cila i është dërguar Rexhep Selimit, i cili do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo ftesë është e padrejt dhe se beson në luftën që ka bërë bashkluftëtari i tij Rexhep Selimi.
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.
Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj.
Ndryshe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, dje është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit./Telegrafi/