Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka quajtur lajm të madh për qytetarët e Kosovës votimin PRO liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Evropian.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se pret që jo shumë larg, qytetarëve tu mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.
Krejt në fund ai ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për votimin pro liberalizimit të vizave. /Telegrafi/