Telegrafi

Limaj: E mira është që PDK ka shkuar në opozitë

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shkeljen e kauzave të tij, që siç tha ai, e ka fituar elektoratin.

Megjithatë, ai po e konsideron të mirë ndryshimin e pozitës dhe opozitë. Madje, për Limajn është një gjë e mirë që PDK-ja ka shkuar në opozitë.

“E mira e këtij ndryshimi është që PKD shkoi në opozitë dhe e dyta që ky vend ka kapacitet demokratik me bë ndryshim. A do t’i realizojë objektivat kjo qeveri mbetet të shihet.Ajo çka kemi parë disa muaj është Kurtin e premtimeve dhe angazhimit të tij politik për me ardhur deri këtë. Kurti i ka ra prapa tri shtyllave të kauzës së tij, në emër të së cilës që e ka marrë pushtetin dhe votat. Ai ka hequr dorë pothuajse në tërësi nga kauza që është angazhuar deri më tani. Në jetën politike politikanët matën nga premtimet publike. Qytetarët e votojnë mbi bazën që e qëndrimit publik. Kur e ndërton një kauzë dhe mbi bazën e asaj kazue ndërton konceptin politik dhe e bën edhe opozitarizmin, një lloj opozitarizmi të skajshëm. Atëherë kjo të jep të kuptosh se kush ka me qeverisë në Kosovë”, ka thënë ai.

Limaj ka përmendur tri shtyllat që sipas tij Kurti i theu.

“E para kundër Kurti ka qenë kundër Rambujesë. E dyta kundër pakos së Ahtisarit. E treta, vetëvendosje dhe jo negociata. Është normale që njerëzit në një moment të caktuar mund të gabojnë, por mbi këto kauza ai erdhi këtu”, tha ai në Klan Kosova.