Deklaratat se pas dhjetë ditëve do të ratifikohet në Kuvend demarkacioni janë deklarata taktike, demarkacioni nuk vjen pas dhjetë dite dhe as nuk do të kalojë.
Kështu u shpreh, kryetari i Nisma për Kosovën në emisionin Rrokum Roll, ku ka folur gjerë e gjatë për subjektin e tij dhe konsolidimin e saj në prag të Kuvendit të saj të Përgjithshëm dhe aktualitetin politik siç janë Demarkacioni, Asociacioni dhe shkuarja e vendit në zgjedhje.
Kreu i Nismas ka thënë se tashmë Nisma është orientuar nga socialdemokratët ku zemra e saj është vlera e saj solidariteti dhe trajtimi i barabartë për krejt qytetarët e vendit.
Ai ka thënë se votat që i ka Nisma në krejt Kosovën është votë e zemrës dhe vetëm një premtim e ka pas dhe kemi mbajt fjalën.
Sipas tij, Nisma ka mbajtur kuvendet zgjedhore në të gjitha komunat e Kosovës, duke shtuar se po shkon drejt një Kuvendi të Përgjithshëm Zgjedhor ku vetëm prej diaspore janë 16 delegatë prej 69 delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm.
Limaj ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë ka marrë goditje në vend të rritjes, duke shtuar se jemi në një fazë të çoroditjes.
Ai ka thënë se vendi nuk ka qenë kurrë më keq se sa është sot. Ai ka shtruar pyetjen se sa ka me zgjatë kjo, ajo varet nga qytetarët, klasës politike, botës intelektuale, duke shtuar se kjo klienteliste ja shpërlanë trurin pothuaj çdo ditë qytetarëve të vendit.
Sipas Limajt, sot nuk dihet kush është kryeministër e kush është president, dhe e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, duke shtuar se Demarkacioni do ta dërgoj vendin në zgjedhje.
Ai ka thënë se ata janë të gatshëm ti bëjnë sy veprime sa i përket demarkacioni, është një komision të ri shtetëror, duke shtuar se nëse nuk janë në gjendje të bëjnë këtë gjë do të shkojnë në zgjedhje dhe nuk duhet ta përpin këtë turp.
Limaj ka thënë se janë të vendosur të mos lejojnë që edhe një herë këtij vendi t’i bëhen telashe si në të kaluarën.
https://www.youtube.com/watch?v=tjYhAAbFP-o