Telegrafi

Limaj: Dita e Kushtetutës, ndër datat më të rëndësishme të shtetit tonë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës.

“Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura, është akti më i lartë juridik, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike”, thuhet në urimin e Limajt.

Limaj thekson se Dita e Kushtetutës së Kosovës, është ndër datat më të rëndësishme të shtetit tonë.

“Angazhimi ynë i vazhdueshëm duhet të jetë në implemetimin e akteve dhe respektimin maksimal të saj. Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/