Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë më meritorët për lirinë e Kosovës, dëshmorët e kombit.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se 21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Çlirimit Kosovë!
Në 21 vjetorin e çlirimit të vendit, kujtojmë̈ sot si çdo ditë tjetër më meritorët për lirinë̈ e Kosovës, dëshmoret e Kombit.
Kujtojmë̈ me pietet kryekomandantin e Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit.
21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë.
Në këtë ditë historike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare.
Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit. /Telegrafi/