Site icon Telegrafi

Lima, qyteti i më shume se 7 mijë fabrikave (Video)

Lima është qyteti që gjendet i vendosur në pjesën qendrore bregdetare të vendit me pamje karakteristike nga Oqeani Paqësor. Është vendi që dikur nuk ka pasur zhvillim të mirë ndërsa sot shumica e popullsisë jetojnë në zona metropolitane.

 

Qendër me monumente të shumta historike dhe thesare të cilat në vitin 1988 janë bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, transmeton RTV Dukagjini.

 

Kelley Feroo është vizitore e cila tregon për vendin që supozohet të jetë ndër qendrat me institucionet më të vjetra të arsimimit në botë.

 

“Siç mund të shihet pas meje është qyteti më i bukur i Perusë, Lima është vend i mbushur me plot kulturë”, ka thënë Kelley.

 

Sipas saj, Lima e ka të zhvilluar mjaftë mirë turizmin duke u vizituar prej shumë njerëzve çdo vit. Ka arritur që të bëhet destinacion i njohur si rezultat i qendrave të ndryshme historike, vendeve arkeologjike, muzeve të ndryshme të artit dhe galerive.

 

Arkitektura e qendrës është e karakterizuar nga një përzierje e stileve duke filluar nga Manastiri i San Franciskos deri tek pikat e shumta të shesheve nga të cilat po thuajse është i rrethuar në të gjitha anët.

 

Sheshet janë hapësira të pasura gjelbërore të cilat përmbajnë monumente dhe burime përrallore të ujërave.

 

“Jemi ne qendrën e qytetit më të popullarizuar në Lima që për pikë kryesore ka ndërtesën pas meje që është manastiri i San Franciskos”, ka theksuar Kelley.

 

Lima është qendra industriale dhe financiare e Perusë. Shtëpia e më shumë se 7 mijë fabrikave të cilat në saj të cilësisë së prodhimit ka bërë që qyteti të karakterizohet nga një fuqi e lartë punëtore.

 

Plazhet janë pjesa më e preferuar e turistëve. Përbëhet prej restoranteve dhe hoteleve moderne të cilat çdo herë janë në shërbim të klientëve.

 

Po ashtu është qendra kryesore e kulturës në gjithë Perunë e gërshetuar nga një skenë e gjallë dhe aktive e teatrove.

 

“Pushim të qetë dhe që mund të plotësoni të gjitha nevojat e gjeni në Peru”, ka thënë Kelley. /RTV Dukagjini – Telegrafi/

Exit mobile version