Site icon Telegrafi

Lily-Rose tregon për fëmijërinë e saj, si vajza e të famshmëve Johnny Depp dhe Vanessa Paradis

Lily-Rose Depp, Johnny Depp, Vanessa Paradis (Foto: Getty Images/Guliver)

Derisa shumica e bashkëmoshatarëve të saj luanin në park ose në fusha sportive, Lily-Rose Depp udhëtonte drejt vendeve ekzotike apo i shikonte prindërit e saj nëpër premierat filmike.

Mirëpo, vajza 20 vjeçare e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, thotë se përkundër mënyrës së jetesës dhe famës, nuk ka mundur që të kërkonte edukim më të mirë nga prindërit e saj.

“Prindërit e mi nuk ishin shumë striktë. Gjithmonë më besonin që të isha e pavarur dhe t’i merrja vet vendimet. Nuk kishte asgjë për të kundërshtuar”.

Johnny Depp dhe Vanessa Paradisn (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/Guliver)

“Të dy ishin larguar nga shkolla në moshë 15 vjeçare, prandaj nuk mund të thoshin asgjë. Asnjëherë nuk e konsideroja universitetin si objektiv jetësor. Gjithmonë vetëm doja të punoj. Nuk kisha ndonjë nxitje për ta bërë gjitha atë punë”, ka treguar ajo, citon The Sun.

Tash, Lily-Rose dëshiron të bëjë vet emër përmes filmit të ri të Netflix, ku luajnë edhe Joel Edgerton dhe Robert Pattinson.

Ajo ka treguar se në fillim nuk ka dashur të bëhej aktore (si babai), porse të ndiqte hapat e nënës së saj duke u bërë këngëtare. Nëna e saj, Vanessa Paradis, krahas suksesit si këngëtare, u bë edhe fytyra reklamuese e Chanel dhe muza e ikonës së modës, Karl Lagerfeld.

Lily-Rose Depp (Foto: Lia Toby/Getty Images for BFI/Guliver)

“Kur isha e vogël doja të bëhesha këngëtare, sepse doja të bëhesha si nëna ime. Çdo vajzë e vogël dëshiron të bëhet si nëna e saj. I provoja të gjitha fustanet dhe këpucët, edhe pse akoma isha në pelena asokohe”.

Gjatë fëmijërisë së Lily-Rose, Depp dhe Vanessa ishin një prej çifteve më të famshme në botë, ndërsa hamshori hollivudian ishte nominuar tri herë për Oscar para se ajo t’i mbushte dhjetë vjet.

Mirëpo, në vitin 2012, ata u ndanë, duke qenë se raportet e çiftit nuk ishin të mira. /Telegrafi/

Lily-Rose Depp (Foto: Lia Toby/Getty Images for BFI/Guliver)
Exit mobile version