Telegrafi

Lily-Rose Depp shpjegon pse nuk u deklaruar gjatë procesit gjyqësor të babait të saj me Amber Heard

(Foto: Instagram/lilyrose_depp/Vox)

Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose, ka treguar në një intervistë për revistën Elle pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj me Amber Heard.

Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan atë që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian.

“Diçka që duhet të jetë private, papritmas u bë publike. Mendova se duhej të kem të drejtën ta ruaj atë privatësi. Nuk jam këtu për të folur për askënd”, është shprehur ajo.

(Foto: Instagram/lilyrose_depp/Elle)

Më pas, Lily-Rose ka shpjeguar se çfarë e ka shqetësuar më së shumti.

“Gjatë karrierës time, njerëzit janë përpjekur të më identifikojnë sipas meshkujve në jetën time, qofshin anëtarët e familjes apo partnerët romantikë”, ka thënë 23-vjeçarja.

Tutje ka shtuar se është e vetëdijshme se është e privilegjuar, sepse ka pasur një fëmijëri që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.

(Foto: Instagram/lilyrose_depp)

“Babai dhe nëna ime na kanë mbrojtur mua dhe vëllanë tim, Jack, sa më shumë që ishte e mundur. Ata na mësuan se privatësia është diçka e rëndësishme për t’u mbrojtur”, ka theksuar modelja dhe aktorja.

Lily-Rose (23 vjeçe) dhe Jack (20 vjeç) janë fëmijët e Depp dhe aktores Vanessa Paradis, me të cilën hamshori hollivudian ishte në lidhje nga viti 1998 deri në vitin 2012. /Telegrafi/