Site icon Telegrafi

Lily Collins vesh fustan jashtëzakonisht të bukur nusërie për t’u martuar me Charlie McDowell

Lily Collins u martua me të fejuarin Charlie McDowell gjatë fundjavës në Dunton, Colorado, e veshur me një fustan të bardhë me dantella me mëngë të gjata nga Ralph Lauren që ishte i përshtatshëm edhe për princeshat e përrallave.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem e dikujt më shumë se e jotja, dhe tani do të bëhem gruaja jote. Më 4 shtator 2021 ne zyrtarisht u bëmë të njëri -tjetrit përgjithmonë”, shkroi aktorja e “Emily in Paris” në një fotografi nga dita e madhe.

E stiluar nga Rob Zangardi dhe Mariel Haenn, 32-vjeçarja Collins e shoqëroi fustanin me një duvak të kombinueshëm me dantella, të cilin e vendosi mbi një kapje të thjeshtë të flokëve.

“Ajo që filloi si një përrallë, tani është realiteti im përgjithmonë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të përshkruaj siç duhet se sa e magjishme ishte kjo fundjavë e kaluar, por magjia është një vend mjaft i mirë për të filluar… ”, ka shkruar Collins në një postim tjetër, duke pozuar pranë një ujëvare në Dunton Hot Springs.

Nuk është për t’u habitur që nusja do të zgjidhte një alternativë jo konvencionale ndaj një velloje tradicionale, pasi unaza e saj e fejesës ishte gjithashtu një krijim unik nga argjendaria Irene Neuwirth.


Dhjetëra të famshëm u mblodhën në komente për të uruar çiftin e sapomartuar, përfshirë Reese Witherspoon, Diane Keaton, Matt Bomer, Brad Goreski dhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version