Andi Lila i ka kërkuar falje edhe personalisht priftit ku klubi i tij Pas Janina kryen shërbimet fetare.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka qenë pjesë e një videoje së bashku me Armando Sadikun ku kanë tallur priftërinjtë.
Më ta ishte hoxha Ahmet Kalaja ën këtë video.
Lojtari ka kërkuar falje edhe më parë duke thënë se respekton çdo religjion.
“Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje,dhe akoma më i fortë ai që fal!”, ka shkruar Lila në facebook.
Ai ka postuar edhe një foto nga takimi me priftin në fjalë. /Telegrafi/