Site icon Telegrafi

Lila: Shpresoja në një rezultat pozitiv, por do fitojmë ndaj Izraelit

Mbrojtësi i Shqipërisë, Andi Lila, ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se shpresonte në një rezultat pozitiv.

Anësori ka thanë se nuk ishte aspak lehtë pasi Spanja ishte fantastike, por premtoi fitore në takimin e radhës.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, zbatuam detyrat mirë, por në pjesë të dytë ndodhi që pësuam dy gola. Spanja ishte fantastike”.

“Spanja nga momenti në moment mund të na ndëshkonte, pasi ka kualitete të mëdha”.

“Shpresoja shumë në një rezultat pozitiv. Gabimet ndodhin, ky është futbollit. Nuk jam i lumtur, por nuk do të dorëzohemi dhe shikojmë përpara”.

“Do fitojmë ndaj Izraelit”, ka thënë Lila për fund. /Telegrafi/

Exit mobile version