Telegrafi

Lila: Jam gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren, edhe si tifoz

Kampi kuq e zi nuk është i qetë dhe këtë tani e dinë të gjithë.

Largimi i Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nga Kombëtarja si duket ka krijuar përçarje mes lojtarëve dhe trajnerit Gianni De Biasi.

Por si duket mesfushorit Andi Lila nuk i bënë përshtypje largimet.

Ai ka thënë se nuk i takon të flasë për të larguarit, por që është gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Nuk më takon të flas për çështjen e Xhakës sepse nuk jam shumë i informuar për situatën”.

“Di të them për veten time që edhe për një sekondë të vetme nëse më jep mundësinë trajneri, unë do jap maksimumin tim, siç jam munduar ta bej gjithmonë”.

“Edhe nëse një ditë nuk do grumbullohem më, dashuria ime për fanellën është e sinqertë do jem pranë kombëtares si tifoz”, deklaroi Lila për mediat shqiptare. /Telegrafi/