Telegrafi

Lila: Forca e ekipit kombëtar është grupi

Andi Lila (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Andi Lila është një nga lojtarët më me eksperiencë në kombëtaren shqiptare dhe ishte zgjedhur nga trajneri Christian Panucci, për ta shoqëruar në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Jordanisë.

Mesfushori kavajas bëri thirrje për përqendrim dhe për të nxjerrë në pah forcën e grupit, që ka qenë dhe mbetet forca e vërtetë e kombëtares shqiptare.

Kombëtarja shqiptare (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Jam që në 2007-ën me kombëtaren dhe sa herë kur vjen ftesa nga kuqezinjtë, nuk më zë gjumi. Është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë. Shpresoj që ky zjarr të vazhdojë edhe më tutje”, citon Top Channel fjalët e tij.

Lexo po ashtu Lajmet për Andi Lilën

“Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi, dhe nëse ne luajmë si grup, ndeshja do të fliste njësoj”.

“Shpresoj të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë atë që bëmë dy vjet më parë. Ne kemi pasur gjithmonë shpirt gare. Megjithatë përpara kësaj, kemi ndeshjen me Jordaninë, pastaj të shohim me Izraelin”.

“Në kombëtare kapiteni nuk është mbi të tjerët. Këtu janë të gjithë njësoj dhe shpresoj që të gjithë të bëjnë punën në fushë. Nuk duhet të ketë diferenca në ekipin kombëtar”.

“Çdo i ri që vjen, nuk ndjen asnjë lloj presioni. Ne u kemi qenë afër. Fundja ne jemi shqiptarë dhe duam të bëjmë sa më mirë në fushë. Ekipi kombëtar ka një të ardhme shumë të ndritur me të rinjtë që kanë ardhur”, ka shtuar ai.