Lil Wayne të dielën është hospitalizuar, pasi për shkak të një sulmi epileptik është gjetur pa vetëdije në dhomën e një hoteli në Chicago.
Përfaqësuesit e reperit kanë njoftuar se ai ka përjetuar edhe një tjetër sulm në spital.
Para një viti 34-vjeçari u dërgua në spital për arsye të ngjashme, ndërsa para katër vitesh kishte qëndruar për katër ditë në një spital në Los Angeles dhe asokohe u njoftua edhe publikisht se vuan nga epilepsia.
Për më shumë, reperi është i prirë për sulme të shpeshta epileptike, mirëpo përpiqet ta kontrollojë gjendjen përmes terapisë.
Ndryshe, Lil Wayne e filloi karrierën muzikore që nga mosha nëntëvjeçare dhe u bë muzikanti më i ri që ka nënshkruar për Cash Money Records. /Telegrafi/