Site icon Telegrafi

Lil Nas X zbulon pse refuzoi bashkëpunimin me Taylor Swift

Reperi fitues i Grammy-t, Lil Nas X, ka zbuluar se dikur kishte mundësinë të bashkëpunonte me Taylor Swift, por projekti nuk u realizua për shkak të mungesës së “vibit” të duhur.

“Ajo më ftoi të provoja një varg për një këngë, por nuk ndjeva atmosferën e duhur, kështu që nuk ndodhi”, tha ai për E! News.

Megjithatë, ai shprehu admirim për suksesin e Swift. “Jam krenar për të. Ajo është në një nivel tjetër”, shkruan DailyMail.

Sa i përket mundësisë për një bashkëpunim në të ardhmen, ai la të hapur mundësinë duke thënë: “Kur të ndodhë… do të jetë globale!”.

Ndërkohë, Lil Nas X ka interes për një tjetër bashkëpunim – me reperen Doechii, e cila bëri histori në Grammy 2025 duke fituar çmimin për albumin më të mirë rep.

Ai tha se kanë dashur të punojnë së bashku për një vit, por ende nuk e kanë realizuar.

Duke reflektuar mbi karrierën e tij, ai theksoi se tani dëshiron të jetë më autentik se kurrë.

“Dua të jem plotësisht i lirë dhe të bëj vetëm ato që dua”, u shpreh ai në GLAAD Media Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version