Lil Nas X bëri mjaft përshtypje ndërsa mori pjesë në MTV Video Music Awards 2022 në Qendrën “Prudential”, në New Jersey të dielën.
Këngëtari 23-vjeçar u dallua nga të pranishmit e tjerë të eventit pasi kishte veshur një veshje ekstravagante që ishte dizajnuar nga Harris Reed për prezantimin e tij më të fundit në Javën e Modës në Londër, e cila u zhvillua në shkurt.
Interpretuesi i shumë hiteve më vonë kaloi në një veshje shumë më të bukur pasi pranoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për “Industry Baby”, shkruan DailyMail.
Lil Nas X veshi në tapetin e kuq një fund të zi me pendë, ndërsa pozoi për disa fotografi në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Këngëtari i “Old Town Road” e kombinoi fundin me një kapele të ngjashme me pupla që ishte vendosur si kurorë mbi kokën së tij.
Artisti i lindur në Montero Lamar Hill, kishte veshur gjithashtu një palë pantallona me temina.
Ai i shtoi dukjes së tij shkԯlqim me vendosjen e bizhuterive të shumta.
Sipas Revistës “People”, Lil Nas X e përshkroi veshjen e tij si “diçka të freskët, diçka të re”.
Lil Nas X u shpreh gjithashtu se pamja e tij për shfaqjen vjetore të çmimeve ishte veçanërisht ‘e rëndë’.
Ai theksoi se ndihej ‘mahnitues’ teksa kishte veshur rrobat e stilistit Reed.
Lil Nas X më vonë veshi një fustan të zi që përmbante pjesë të shumta të prera pasi pranoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.
Ai e publikoi “Industry Baby” në korrik të vitit të kaluar.
Kënga përfshin Jack Harlowin dhe Kanye Westin si dy bashkë-kompozitorë të saj.
Lil Nas X fillimisht synonte që në këngë të shfaqej reperja Nicki Minaj, por ajo nuk iu përgjigj ofertës së tij.
Klipi i “Industry Baby” u publikua më 23 korrik të vitit të kaluar në bashkëpunim me Jack Harlow. /Telegrafi/