Site icon Telegrafi

Lil Don sjell në treg këngën e re “Mon ami”

Lil Don Foto: YouTube

Rep-artisti tashmë i njohur, Lil Don, po vazhdon të pëlqehet nga audienca e gjerë.

Ai ka qenë aktiv me prurjet e reja muzikore, përfshirë edhe me postimet nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Mon ami” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes producenti Rzon.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, teksa xhirimet e klipi i janë besuar Kotorri.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, kënga është shpërndarës edhe nga figura të njohur publike. /Telegrafi/

Exit mobile version