Telegrafi

Ligjvënësit gjermanë e kritikuan planin për tërheqjen e trupave amerikane

Plani për tërheqjen e një të katërtës së trupave amerikane nga Gjermania, është kritikuar nga dy ligjvënës konservatorë gjermanë.

Wall Street Journal raportoi dje se presidenti Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani me 9,500, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë 34,500 anëtarë të shërbimit amerikan, të caktuar përgjithmonë në Gjermani si pjesë e një marrëveshje të gjatë me aleatin e Amerikës në NATO.

Lexo po ashtu Trump urdhëron tërheqjen e 9,500 trupave amerikane nga Gjermania

Në një intervistë për Funke Media Group të Gjermanisë, ligjvënësi Norbert Roettgen tha se një tërheqje e tillë e trupave do të ishte “për keqardhje”.

Roettgen, një anëtar i bllokut të qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, i cili kryeson komitetin e politikës së jashtme të parlamentit gjerman, tha se ai nuk mund të sheh “ndonjë arsye faktike për tërheqjen” dhe se ushtarët amerikanë ishin të mirëpritur në Gjermani.

Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave pa u konsultuar me aleatët e NATO-s, “tregon edhe një herë se administrata Trump po neglizhon detyrat themelore të udhëheqjes”.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, citoi Wadephul të thoshte që Rusia dhe Kina do të përfitonin nga mosmarrëveshjet brenda aleancës perëndimore. /Telegrafi/