Site icon Telegrafi

Ligjvënësit gjerman pritet ta shpallin gjenocid urinë e vitit 1930 në Ukrainë

Ligjvënësit gjermanë duan ta shpallin gjenocid vdekjen nga uria të miliona ukrainasve në vitet 1930 nën udhëheqësin sovjetik, Josef Stalin.

Në nëntor të vitit 1932, Stalini mobilizoi policinë për të sekuestruar të gjithë drithin dhe bagëtinë nga fermat e reja ukrainase të kolektivizuara, duke përfshirë farën e nevojshme për të mbjellë të korrat e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Miliona ukrainas vdiqën nga uria nga situata e shkaktuar nga njeriut, e cila njihet si Holodomor.

Një projekt-mocion i parë nga Reuters përshkruan përpjekjet e udhëheqjes sovjetike për të kontrolluar dhe shtypur fermerët, si dhe kulturën dhe gjuhën ukrainase përmes urisë dhe shtypjes.

Në të thuhet se “nga këndvështrimi i sotëm” kjo “sugjeron një klasifikim historiko-politik si gjenocid. Bundestagu gjerman pajtohet me këtë klasifikim”, raportohet më tej.

Drafti do të debatohet dhe do të kalojë në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut javën e ardhshme, sipas raporteve të mediave gjermane.

Rumania, Irlanda dhe Moldavia janë ndër vendet që tashmë e kanë shpallur Holodomorin si gjenocid. /Telegrafi/

Exit mobile version