Site icon Telegrafi

Ligjvënësit amerikanë pritet të zgjerojnë sanksionet ndaj gazsjellësit rus ‘Nord Stream II’

Ligjvënësit amerikanë janë pajtuar të zgjerojnë sanksionet ndaj kompanive të përfshira në tubacionin e gazit “Nord Stream II”, pasi Gazprom e udhëhequr nga Rusia u zotua se do të rifillojë punimet, një vit pasi ishte ndërprerë ajo.

Sipas draftit të legjislacionit, shumë kompani të përfshira në projektin prej 9.5 miliardë eurosh do të ndëshkohen.

Nga raportet del se më shumë se 120 kompani nga 12 vende evropiane mund të preken me këto sanksione.

Nuk do të ketë sanksione kundër qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë ose vetë Bashkimin Evropian në lidhje me tubacionin, ku projektligji kërkon që zyrtarët amerikanë të konsultohen me homologët e tyre përpara se të marrin masa.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosen sanksione ndaj kompanive që nuk hoqën dorë nga projekti i “Nord Stream II”.

Presidenti Donald Trump ishte ankuar se ky gazsjellës do të ta bënte Evropën të varur politikisht dhe ekonomikisht karshi Rusisë. Sidoqoftë, ka pasur shpresa që presidenti i zgjedhur Joe Biden, do të merrte një qasje më pragmatike karshi projektit.

Ndërtimi i “Nord Stream II” është gati i plotë, ku duhet të përfundojnë vetëm 120 kilometra tubacion prej 1,230 kilometrash.

Si dhe SHBA-ja ashtu dhe Polonia e Ukraina janë kundër ndërtimit, duke thënë se projekti do t’i japë Moskës një avantazh mbi Gjermaninë. /Deutsche Welle/

Exit mobile version