Site icon Telegrafi

Ligji i ri ngjall reagime: Aktorët me rritjen më të vogël në pagë, balerinët dhe instrumentistët do të paguhen më shumë se ta

Me ligjin e ri të pagave janë përcaktuar edhe rritjet përkatëse për performouesit e kulturës dhe artit.

Në këtë kategori ppërfshihen aktorët dhe balerinët e teatrove shtetërore, instrumentistët e filharmonisë si dhe valltarët e ansambleve.

Instrumentistët kanë pësuar një rritje prej 32 për qind, ku nga 675 euro sa është rroga e tyre bazë, me ligjin e ri do të jetë 840 euro (në total 217 euro rritje).

Valltarët e ansamblit “Shota” kanë shënuar rritjen më të madhe në rrogë me përqindje, përkatësisht 61 për qind ose 319 euro më shumë nga sa paguheshin deri më tani.

Avancimet në pagë për performuesit e kulturës dhe artit

Rroga e valltarëve dhe solistëve të ansamblit deri më tani ka qenë 519 euro, gjersa me rritjen e re ata do të kenë pagë bruto në vlerë 840 euro.

Me rritjen më të vogël në pagë (sipas përqindjes) kanë ngelur aktorët e teatrove shtetërore, të cilët me ligjin e ri do të kenë një rritje prej 17 për qind.

Aktorët në sheshin e xhirimeve (Foto-ilustrim: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ata janë paguar me pagë bazë 720 euro deri më tani, teksa me rritjen e re do të kenë një rrogë bruto në vlerën e 840 eurove.

I pakënaqur me këtë vendim, aktori i njohur gjilanas, Ernest Zymber, bëri një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke kritikuar vendimin e ri të qeveritarëve për vlerësimin me koeficientin 8 për aktorët.

“Nuk po më duhet me ardh kryeministri në teatër, as ministri…po na duhet përkrahje, trajtim dinjitoz edhe respekt. Paga e aktorit me ngritjen më të vogël. Paga e aktorit nuk duhet me qenë e këtij niveli! Mistria e kultur’së”, ka shkruar Zymberi në reagimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version