Site icon Telegrafi

Ligji për mediat të hënën në Kuvend, partitë dorëzojnë amendamente

Ligjet reformuese për media të hënën do të jenë pjesë e diskutimit ku opozita dhe pushteti do të parashtrojnë amendamente, në Komisionin për Transport dhe Lidhje.

Deputetja Frosina Remenski nga LSDM, i bëri thirrje opozitës maqedonase që të mbështesë propozim-ligjet për Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe atë për Këshillin Radiodifuziv, sepse me këto zgjidhje ligjore sigurohet funksionimi i depolitizuar i këtyre trupave.

Ndërsa deputeti Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM, deklaroi se ata kanë përgatitur 63 amendamente, me të cilat do të kërkojnë ndërhyrje në propozim ligjet. Nga opozita maqedonase po ashtu do të kërkojnë që për Këshillin e RTVM-së të mund të konkurojë çdo person që i plotëson kriteret dhe jo vetëm ata që propozohen nga institucionet përkatëse.

Nga OBRM-PDUKM do të kërkojnë që Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale t’i japë konsesionet për hapjen e televizioneve gjithkujt që i plotëson kriteret.

Për Ligjin për media i cili të hënën do të jetë në lexim të dytë në Komisionin për Transport dhe Lidhje, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar 63 amendamente, LSDM 11 dhe BDI 6.

Exit mobile version