Vërejtje përfundimtare për propozim-ligjin e mediave sot u thanë në debatin e hapur në Kuvend. Kërkesat kryesore kishin të bëjnë me financimin e Servisit Publik, për të cilin kërkohet shumë më e madhe e financave nga buxheti i shtetit pas heqjes së taksës radio-difuzive. Kjo u kërkua edhe nga kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Por, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, u shpreh se paratë për Servisin Publik janë ndarë sipas mundësive reale, ndërkaq i gjithë ligji ka për qëllim të mbajë politikën larg mediave.
“Përzgjedhja e anëtarëve të rinj në trupat rregullatorë dhe këshillit programor të RTVM-së është test për partitë politike dhe demokracinë. Duam që të kalojmë këtë test dhe opinioni do të na vlerësojë në këtë proces i cili duhet të jetë publik dhe transparent”, tha ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.
Ministri i komunikimeve, Robert Popovski, tha se ligji paraqet fillimin e proceseve reformuese në këtë fushë.
Kryetari i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, tha se pavarësia e Agjencisë dhe Servisit Publik nuk do të ndryshojë me financimin e tyre nga buxheti.
Vërejtjet e tyre dhanë edhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit, të cilët konsiderojnë se nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e programeve që ritransmetojnë, pasi kjo rregullohet me ligj tjetër.