Site icon Telegrafi

Ligji i Punës të avancoj zhvillimin ekonomik

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, kanë vizituar Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku kanë diskutuar me kryetarin Agim Shahini, anëtarët e bizneset e AKB-së, lidhur me zbatimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik Social dhe funksionimin e këtij këshilli.

Kryetar i AKB-së, tha se në KES, ka edhe mos pajtime e çështje problematike ndërmjet partnerëve, mirëpo ato pastaj tejkalon. Këshilli ka dhënë rekomandime e saj, në anën tjetër Qeveria nuk i ka marr parasysh”, theksoi Shahini.

Sa i përket marrëveshjes kolektive, kreu i AKB-së tregoi se ishin partner. “Është interesante sesi përpiluesit e iniciuesit e saj të cilën e kanë nënshkruar me dëshirë, në janari të këtij viti kërkuan mos hyrjen në fuqi dhe kundërshtimin e saj. Vendimet të mos ndërrohen sipas tekeve të disa personave”, tha ai.
Nga ana tjetër Flora Brovina, kryetare e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e Kuvendit të Kosovës, tregoi se bazuar në nenin 73 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 11 shkurt 2015, ka marr vendim ta monitoroj zbatimin e Ligjit, për Këshillin Ekonomiko-Social.

Sipas saj komisioni, ka shprehur interesimin për një takim me kryetarin e AKB Agim Shahini dhe me anëtarët e AKB në Këshillit Ekonomike Social, për diskutime rreth zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko Social dhe funksionimi i këtij këshilli. “Problemet sociale në vend janë grumbulluar, por nuk mungojnë edhe angazhimet për përmirësime dhe rezultatet dhe duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim”, tha Brovina.

Ajo dhe anëtarët e komisioni u interesuan rreth implemtimit të ligjeve që kanë të bëjnë me bizneset e me theks të veçantë për Ligjin e KES-it, ku të gjitha vërejtjet dhe shqetësimet e AKB-së dhe bizneseve do të inkorporohen në ligj dhe të gjejnë zbatueshmëri.

“Ju inkurajojmë që të inicioni shqetësimet dhe të jepni rekomandimet në mënyrë që bizneseve mos t’i vërehet laku në fyt”, tha Flora Brovina. /Telegrafi/

Exit mobile version