Site icon Telegrafi

Lightyear 0 është makina elektrike me energji solare që do të kushtojë 250 mijë euro

Startup-i i makinave elektrike (EV), Lightyear prezantoi automjetin e tij të parë elektrik me energji diellore, të quajtur Lightyear 0, në një event këtë javë në Holandë.

Automjeti, të cilin Lightyear e përshkruan si gati për prodhim, ka 624 kilometra largësi, 70 kilometra prej të cilave rrjedhin vetëm nga energjia diellore, transmeton Telegrafi.

Lightyear 0 është produkt i gjashtë vjetëve kërkim dhe zhvillim nga ekipi i tij inxhinierik. Kështu, nuk duket shumë i ndryshëm nga prototipi elegant i sedanit që u prezantua për herë të parë nga kompania në vitin 2019.

Megjithatë specifikimet janë pak më të thjeshta: 624 kilometra kundrejt 724 kilometrave të prototipit – por forma dhe dizajni i përgjithshëm i automjetit shfaqen kryesisht të pandryshuara.

Përfshirja e paneleve diellore, gjë që është e rrallë në hapësirën e automobilave, është ajo që e bën këtë automjet të dallohet.

Lightyear 0 përmban pesë metra katrorë të “tabelave diellore të patentuara, me kthesa të dyfishta”, duke lejuar automjetin të karikohet vetë kur është duke lëvizur përreth ose thjesht kur është në diell. Dikush që ka një udhëtim të përditshëm prej pak më pak se 35 kilometrave (21 milje) mund ta vozisë për muaj të tërë pa pasur nevojë të lidh automjetin për rimbushje.

“Në klimat si Holanda, do të duheshin dy muaj, dhe, në Spanjë ose Portugali, deri në shtatë muaj”, pohon Lightyear.

Lightyear thotë se do të prodhojë vetëm 946 njësi, ku secila do të shitet për 250,000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version